Kosova pretendon është pronare e disa tokave në disa nga vendet e ish-Federatës Jugosllave.
E për një pronë të hënën Kosova ka paditur Malin e Zi.
Lidhur me këtë teme ka folur ekonomisti, Sabri Kadriu.
Kadriu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se Kosova ka qenë element konstitutiv i ish-Federatës jugosllave me Kushtetutën e vitit 1974, andaj të drejtë t’i kërkojë pronat e veta tek të gjitha vendet e ish-federatës.
Por, sipas Sabri Kadriu, ka edhe çështje të tjera që duhet të kërkohen nga Kosova.
“Pronat janë vetëm njëra nga çështjet. Pastaj është libreza devizore me mbi 1 miliard. Tre mauna me ari i ka marrë Serbia nga Thesari i Bankës Qendrore. I ka ndihmuar UNMIK-u për me i marrë”.
Ai theksoi se Kosova i posedon të gjitha dokumentet lidhur me pronat jashtë tërritorit të saj.
“Dokumentet gjendet në Arkiva të Kosovës. Dokumentet gjendet edhe në Malin e Zi. Dokumentet i kanë edhe ato kompanitë që kanë investuar në ato pjesë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.