“Nëse presidenti rus nuk do të kishte dhënë urdhër për të ruajtur sa më shumë popullsinë dhe qytetet, ne do ta kishim pastruar Ukrainën shumë kohë më parë”, deklaroi liderin çeçen, Ramzan Kadyrov.
Kadyrov përsëriti tezën e “pastrimit” të Ukrainës, e cila shpesh mund të dëgjohej nga Rusia gjatë luftës.
Udhëheqja e vendit që nga fillimi i pushtimit thotë se “filloi një operacion special ushtarak” dhe jo një pushtim, për të “mbrojtur njerëzit në Ukrainë që kanë qenë objektivë të dhunës dhe gjenocidit të regjimit të Kievit për tetë vitet e fundit.
Prandaj, sipas Kadyrov filluan “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.
Kujtojmë se Kadyrov në të njëjtën ngjarje tha se Rusia nuk po lufton kundër Ukrainës, por kundër NATO-s dhe se lufta nuk është e lehtë, por se është një përvojë e mirë dhe se do të tregojë sërish se Rusia është e pathyeshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.