×
  • Lajme
  • Lajme

    Kafiteritë bëhen gati për ofrimin e shërbimit “merre-me-vete”, pas dy muajsh mbylljeje

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 14:39

    Kafiteritë nëpër Prishtinë kanë nisur që të përgatiten për ofrimin e shërbimit “merre-me-vete”, i lejuar që nga e hëna, kur nis faza e dytë e lirimit të masave nga Qeveria në detyrë e Kosovës.


    Qytetarët nga nesër mund të marrin me vete porositë, pasi ende nuk lejohet qëndrimi brenda objekteve, kjo si shkak i parandalimit të përhapjes së Covid-19, raporton EO.

    Sot, po ashtu është parë një numër i madh i njerëzve të cilët kanë dalë në sheshet e Prishtinës, madje ata kanë zgjedhur sheshet për të ngasur biçikletat.

    Edhe pse rastet e prekura me Coronavirus po shtohen në ditët e fundit nga nesër do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

    Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nëse nuk respektohen këto masa do t’i rikthejnë masat rigoroze sepse rrezikohet rikthimi i valës se pandemisë së virusit Corona.

    Këto janë bizneset që do të rihapen nesër:

    1. Floktarët dhe sallonet e ondulimit

    2. Stomatologët dhe fizioterapeutët

    3. Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër

    4. Gastronomia (merre-me-vete, take aëay)

    5. Transporti hekurudhor

    6. Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)

    7. Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe

    8. Hapja e galerive dhe muzeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!