Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të nis një vizitë në rajon nga sot, që është vizita e saj e dytë në Ballkanin Perëndimor. Nesër ajo do ta vizitojë Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të lëshuar nga BE, Kallas në Kosovë do të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës, më 22 maj në orën 15:45.
Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX dhe do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.
Sot, ajo do të qëndrojë për vizitë në Serbi.
“Në Serbi, Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç, Kryeministrin Đuro Macut, me Ministrin e Jashtëm Marko Đuriç dhe Ministrin e Integrimit Evropian Nemanja Starović, Kryetaren e Parlamentit Ana Brnabić dhe grupet parlamentare të opozitës. Ajo do të flasë me studentët dhe organizatat e shoqërisë civile. Një konferencë për shtyp është planifikuar për në orën 13:15 më 22 maj, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS”, thuhet në njoftim.
Në Maqedoninë e Veriut, Kallas do të qëndrojë të premten, ku do të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski.
Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar për 23 maj, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS në orën 12:10.
“Ajo do të hapë Dialogun e parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timcho Mucunski dhe do të vizitojë Organizatën e Përhershme të Task Forcës Mjekësore Ballkanike (BMTF SO) në prani të Ministrit të Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Ajo gjithashtu do të angazhohet me të rinj vendas, studentë dhe profesionistë të rinj”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net