Gazetari Vehbi Kajtazi i rekomanduar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të bëj koalicion me Nismën Socialdemokrate. Kjo pasi që sipas tij vetëm me Limajn, kjo parti mund të dal ndër partitë e para fituese në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.
”Mundësia e vetme qe PDK me u duk në këto zgjedhje është koalicioni me Nismën. Pa kete koalicion ate e pret vendi i trete, rrjedhimisht nje humbje e thelle. Limaj, pas Thaçit e Veselit është lideri i vetëm qe mbështetet nga elektorati i dy partive”, ka shkruar ai.
Sipas Kajtazit kushdo që e kundërshton këtë koalicion e nga frika për Limajn.
“Kushdo që e kundërshton ne PDK ketë koalicion e ka nga frika qe ka nga Limaj. Struktura e re e PDK-se, ajo qe njihet si ‘kullerat’ kane frike se ndikimi dhe vota qe do te marrin do tu garantojnë ndikim periferik ne parti”, ka shkruar me tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.