×
  • Lajme
  • Lajme

    Kajtazi: Po të isha kryeministër, jo vetëm që e kisha shkarku por e kisha përzënë nga Qeveria Driton Selmanajn

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 12:53

    Gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur të turpshme deklaratën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj për çështjen e personave të pagjetur.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kajtazi ka shkruar se Selmanaj duhet të shkarkohet nga posti i zëvendëskryeministrit.

    “Po të isha kryeministër, sot Driton Selmanajn jo që e kisha shkarku nga detyra, por e kisha përzënë prej objekti. Me thanë se “jemi lodhe me gjera te tilla”, dmth me rrëfimet e krimeve të Serbisë, është turpi ma i madh që mundet me dalë nga kabineti i Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Kajtazi.

    Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri, Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri në emision Pressing, lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

    Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

    Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!