×
  • Lajme
  • Lajme / Përfaqësuesja e Lartë

    Kallas: Dua të shoh avancim në procesin e zgjerimit të BE’s, rajoni i Ballkanit është pjesë e familjes evropiane

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 17:14

    Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se ky rajon i përket familjes evropiane, dhe se shtyrja përpara e kësaj marrëdhënie është prioritet i saj personal.

    Në një deklarim për gazetarët para fillimit të samitit, ajo ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të BE-së, pra për anëtarësimet e reja, duke përmendur Shqipërinë.

    Lidhur me këtë, Kallas ka thënë se edhe ajo edhe Komisioni për Zgjerim duan që të shohin avancim në këtë proces gjatë 5 viteve të ardhshme.

    “Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Shtyrja e kësaj marrëdhënieje është një prioritet personal”

    “Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian, ata i takojnë Europës nga aspekti gjeografik kësisoj është shumë e rëndësishme që ta shtyjmë përpara marrdhënien tonë. Sot do të diskutojmë planin e rritjes, po ashtu sot kemi nënshkruar marrëveshjen për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, kështu që ka shumë hapësirë për bashkëpunim. Është e qartë që së bashku me Komisionin për zgjerim, dhe unë duam më të vërtetë të shohim avancim në procesin e zgjerimit ( e BE-së) gjatë këtij mandati 5 vjeçar që kemi, kështu që jemi të gatshëm të punojmë për këtë”, ka thënë ajo mes tjerash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!