Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit në Tiranë.
Osmani ka konfirmuar se Kallas vjen javën tjetër në Kosovë, por se ajo vetë do të gjendet jashtë vendit dhe se për këtë arsye takimi është zhvilluar atje.
E para e vendit ka thënë se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net.
“Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakteriojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas. 🇽🇰🇪🇺”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.