Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka arritur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po mbahet në Luksemburg.
Ajo para gazetarëve ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për “shumë tema”.
Kallas ka thënë se fillimisht do të flasin për Ukrainën.
“Janë bërë një muaj që kur Ukraina u pajtua për armëpushim pa kushte, por se kemi parë këtë nga ana e Rusisë”, tha ajo.
“Këtë vit shtetet evropiane kanë arritur ndihmat në 23 miliardë euro, më shumë se vitin e kaluar. Por duhet të bëjmë më shumë presion ndaj Rusisë që të ndalet lufta”, shtoi ajo.
Kallas foli edhe për Ballkanin Perëndimor.
“Kemi pasur një darkë të mirë dje duke diskutuar me miqtë nga Ballkani Perëndimor. Ne shohim tensione që rriten dhe definitivisht duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit sepse kjo është diçka vërtetë e prekshme dhe ne vërtetë kemi nevojë për storie suksesi”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.