Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se krijimi potencial i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të krijonte një precedent të rrezikshëm në rajon.
Kamberi tha para takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se çdo e drejtë që i jepet komunitetit serb në Kosovë, duhet t’i jepet edhe komunitetit shqiptar në Serbi.
“Çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet, sepse precedenti i cili po tentohet të ndërtohet, duke ndërtuar një pakicë të plotfuqishme, në një pjesë të Ballkanit Perëndimor, është një precedent i rrezikshëm për paqen dhe nuk jep garancione se marrëveshja eventuale e arritur mes dy shteteve do të krijojë një paqe të qëndrueshme”, tha Kamberi për Klan Kosova.
“Kërkesa jonë është për ndërtimin e një simetrie në të drejta, pra niveli i të drejtave që duhet të realizohen do të duhet të jetë identik me atë që kanë serbët në Kosovë. Se cilat do të jenë instrumentet, përmes të cilëve do të realizohen ato të drejta, është një temë e diskutimit në të ardhmen”, u shpreh deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi tha se nuk mund të ketë sukses pa një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.