×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 10:33

    Interesi ynë nuk është një sekretar shteti ose ministër pa portfel, por që në institucione që veprojnë rajonalisht ose lokalisht, në komuna, participimi i shqiptarëve të rritet proporcionalisht me atë që thotë Kushtetuta dhe ligjet. Kështu i ka deklaruar gazetës “Politika” kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi.


    Ai konsideron se pjesëmarrja në punën e institucioneve është rruga më e mirë e prezantimit të problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët, por edhe mënyrë që ato përmes ndonjë kooperimi të mundshëm të zgjidhen.

    Në pyetjen rreth deklaratës së tij se Prishtina, Bujanoci e Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës, Kamberi u përgjigj se ideja rreth shkëmbimit të mundshëm të territorit nuk rrjedh nga partia e tij, por për këtë kanë folur presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, të cilët “vite me radhë flasin për këtë”, transmeton Koha.net.

    Ne vetëm e kemi përmendur si një skenar të mundshëm për marrëveshje ndërshtetërore që do të duhej të lidhej midis Beogradit e Prishtinës, nëse do të pajtoheshin të dy palët për ndryshimin e kufijve, ka thënë Kamberi.

    Nëse ndodh kjo, kërkesa jonë është që Lugina e Preshevës të jetë e tëra, dhe jo ndarja nëpër disa fshatra, që do të shkaktonte katastrofë humanitare, është shprehur kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!