Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje, do të shpenzojë gati 25 mijë euro për dekorimin e sheshit të qytetit për festat e fundvitit.
Sipas njoftimit të publikuar në KRPP, kjo komunë kishte paraparë të shpenzojë 31 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo kontratë i është dhënë grupit të operatorëve ekonomike “Te Fatosi” SHPK, për vlerën 24 mijë e 923 euro, 6 mijë euro më pak sesa ishte planifikuar.
Kujtojmë që vitin e parë kur e mori detyrën, kjo komunë ishte nga të paktat që nuk e dekoruan sheshin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.