×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamenica ndan nga 200 euro për secilin fëmijë të porsalindur

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 21:38

    Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje financiare për foshnjat e porsalindura.


    Në njoftim thuhet se tani e tutje, çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura.

    Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro.

    “Krijimi i familjes është njëri nga vendimet më të rëndësishme për çdo qift. Lindja dhe rritja e fëmijëve është lumturi dhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike aq më e madhe sfida. Shkalla e varfërisë së fëmijëve në Kosovë është ende e lartë. Shpenzimet në familje janë të mëdha e të hyrat e vogla. Kjo është më e theksuar në komunat e vogla sikurse Kamenica që ka zvogëlim të natalitet e shpërngulje të qytetarëve. Andaj, tani e tutje do të mbështesim çdo lindje me nga 200 euro për të gjithë prindërit që jetojnë në Komunën e Kamenicës. Shpresojmë që kjo vlerë të ndihmojë sadopak në nga nevojat themelore për foshnje. Të vegjlit meritojnë të nisin jetën në kushte sa më të mira. Urime”, thotë Kastrati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!