×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamenica në dhimbje për vdekjen nga Covid të 5 anëtarëve të familjes Basha

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 18:15

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, shkruan Reporteri.net.


    “Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne:, ka shkruar ai.

    Kastrati ka thënë se numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31.

    “Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!