×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Kamerat e sigurisë kapin hajnin e këpucëve në një ndërtesë në Prishtinë, largohet me një qese të zezë

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 22:58

    Jo rrallëherë banorët në ndërtesat  kolektive në Kosovë përballen me vjedhjen e këpucëve.

    Një rast i tillë ka ndodhur këto ditë në Prishtinë.

    Siç shihet në pamjet që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net, kamerat e sigurisë  në një ndërtesë në Prishtinë kanë kapur personin që i vidhte këpucët e banorëve.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.

    Personi në video shihet duke i futur ato në një qese të zezë dhe më pas largohet pa u vënë re nga banorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!