×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamioni që po barte arka me Coca-Cola aksidentohet në Prishtinë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 11:43

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë, përkatësisht tek lokacioni i njohur si “Rrethi i Marigonës”.

    Në disa pamje që kanë ardhur në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, shihet se një kamion që po transportonte pije  Coca-Cola është përplasur duke shkaktuar aksident.

    Kjo ka bërë që rruga në atë pjesë të mbushet me pijet e gazuara që kamioni po transportonte.

    Sipas dëshmitarëve, kamioni ishte duke vozitur me shpejtësi të lartë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!