×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Kanceri agresiv”, babai kërkon ndihmë financiare për shërimin e djalit të tij 3-vjeçar, Lorencit

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 19:36

    3-vjeçari Lorenc Selaci është diagnostifikuar qe një vit me një formë agresive të kancerit. Familja e tij po kërkon ndihmë financiare për ta shpëtuar jetën e vogëlushit.

    Babai i tij, Azem Selaci, nga Norvegjia përmes një video-lidhje ka rrëfyer për sëmundjen e të birit në një bisedë me gazetaren e Reporteri.net, Leonoa Kolukaj. Ai ka treguar se djalin e ka të shtrirë në spital që nga gushti i vitit të shkuar.

    “Qe një vit e ka këtë diagnozë…në shkallën e katërt, me përhapje. Prognoza s’është edhe qaq e mirë. Diku deri në 50-60 përqind thuajse mbijetojnë…Po du djali me mbijetu e me pshtu prej kësaj sëmundje”, rrëfen Azemi.

    Sëmundjen e të birit, siç tregon ai, e kanë zbuluar tek pas kontrolleve që ia kishin bërë djalit, pasi ishte rrëzuar në shtëpi dhe i ishte enjtur syri.

    “Edhe unë e kam pas pak a shumë njëfarë ndjenje që mundet me pas kancer, po s’kam guxoftë me thanë me za…Ende ka kancer në trup, sepse e ka pas me përhapje. Ata ia kanë hjek tumorin kryesor, po ende ka qeliza kancerogjene”.

    Ai ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë. Kostoja e shërimit thotë se mund të sillet diku rreth 60 mijë euro.

    “Prej shqiptarëve kisha lyp me na mbështet aq sa munden.  Për momentin, kam fol me një klinikë private në Zvicër. Aty dikund, hala s’është e caktume, por dikund 50 mijë euro, 60 mijë euro, pa shpenzime tjera. Shteti mua mundet me më ndihmu nëse është trajtimi pak a shumë i njëjtë si në Norvegji, por unë s’po du trajtim të njejtë. Mua po më vyen një trajtim që është ma i mirë”, ka deklaruar Azemi.

    “Ia kom jep djalit tem një besë edhe shpresa vdes e fundit. S’bën me u dorëzu, ku të ka anë e mbanë botës kom me shku e me lyp e ka me u ba djali mirë”.

    Linku ku mund të kontribuoni: https://www.gofundme.com/f/help-for-lorenc?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!