Qyteti i Cyrihut të Zvicër në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 8 mars të vitit 2026 për herë të parë do ta ketë një kandidat shqiptar.
Përparim Avdili do të jetë kandidat për kryetar të Cyrihut nga Partia Liberale, ku vet Avdili tha se është një nder i madh që është propozuar nga kryesia e partisë si kandidat potencial.
“Është një nder i madh që unë të jem kandidat, pikërisht edhe për prejardhjen time shqiptare duke pasur parasysh që kam ardhur si tetë muajsh në Zvicër dhe jam rritur në Cyrih, duke pasur parasysh edhe traditën e madhe të Partisë Liberale, e cila ka qenë shtetndërtuese në Zvicër që të më propozojë”.
“Edhe pse ka qenë dëshira ime që të kandidojë si kryetar i Cyrihut, prapë e kam marrë edhe mbështetjen e të gjithë kryesisë dhe më bën nder. Jam kandidati i parë shqiptar për kryetar të qytetit të Cyrihut”, tha Avdili në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se kandidimi i tij është shenjë pozitive i zhvillimit dhe vetëdijesimit të komunitetit shqiptar në Zvicër, që t’i ofrojnë qytetarëve të Cyrihut një kandidat që ka origjinë shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.