×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i partisë FJALA pasi dështoi të bëhet deputet: “Ditëve të çobanisë, përsëri unë sot u ktheva”

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 15:35

    Imami Bedri Bytyqi, i cili kishte kandiduar për deputet nga partia FJALA, siç duket ka nostalgji për zanatin e çobanisë.


    Imami Bedri Bytyqi, në vitin 2018 kishte shkaktuar reagime të mëdha rreth një statusi të tij me rastin e vdekjes së babait të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ku iu kishte bërë thirrje hoxhallarëve që të mos marrin pjesë në varrimin e Hilmi Haradinajt.

    Në profilin e tij Imami Bytyqi, me notalgji të madhe shkroi një poezi çobaninë:

    Kjo është poezia:

    Ditëve të çobanisë,
    përsëri unë sot u ktheva!
    Nuk takoj asnjë çoban,
    sa keq u ndieva!

    Këto male e këto brigje,
    me bagëti unë i kalova.
    Ishin vitet më të mira,
    që në jetë i përjetova!

    Sa me mallë mu rikthyen kujtimet,
    çdo minut paska qenë me vlerë!
    Sidomos mbrëmjeve të zakonshme,
    kur babai më priste në derë!

    Mëngjesi në shkollë, pasditja në mal!
    Ishte rutina ime ditore.
    Në shpinë e mbaja janxhikun e bukës,
    e librin se lëshoja prej dore.

    Shkolla m’i mësoj rrugët,
    mali ma mësoj ecjen.
    Gjithçka në jetë kalon e zhduket,
    veç kujtimet gjallë mbeten!

    U kujtofsha për herë për të mirë,
    se e keqja s’më bën nder!
    Për çdo hap që kemi bërë
    Ka shënime në defter!

    https://www.facebook.com/bedri.r.bytyci/posts/137736070880962

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!