×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i PDK-së, Menduh Abazi takon veteranë të UÇK-së: Fitoren tonë do ta festojmë me rikthimin e liderëve tanë

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 20:17

    Kandidati i PDK-së për deputet, Menduh Abazi ka takuar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Ai ka thënë se veteranët janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë sonë.
    “Është privilegj dhe nder për mua takimi me veteranët e UÇK-së, me pjesën më të ndjeshme të shoqërisë tonë. E fillova angazhimin tim politik pikërisht këtu në takimin tim të parë me Këshillin Drejtues të Veteranëve, përfaqësues të 69 fshatrave. PDK mbetet bërthama e UÇK-së, që ka ruajtur dhe vazhdon të ruaj vlerat e gjithësecilit kontributdhënës.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Sipas tij, sakrificat, mundin dhe dërgimin e vlerave të njerëzve të mirë, të vullnetit të mirë i kemi amanet për t’i dërguar në vendin e duhur, në Kuvend.

    “Iu bëra thirrje të mos lejojnë mposhtjen, ofendimet, paragjykimet dhe antivlerat që po atakojnë vlerat më sublime të luftës, angazhimin e UÇK-së. Fitoren tonë do t’a gëzojmë me rikthikimin faqebardhë të liderëve tanë, dhe me vullnetin e përkrahjen që sot shprehen veteranët”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!