×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i PDK-së për kryetar u qëllua për vdekje, vëllai i tij u plagos, detaje të reja për tragjedinë në Pejë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 21:47

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës në mbrëmjen e sotme. Një një incident të armatosur kanë mbetur të vrarë dy zyrtarë të PDK-së, Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të këtij qyteti dhe zyrtari i PDK-së, Blerand Kadriaj.


    Tragjedinë më të rëndë për familjen Ademaj e bën edhe plagosja e vëllait tëi Astrit Ademajt, shkruan Reporteri.net.

    Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” nga një burim nga PDK në Pejë.

    Incidenti i rëndë është konfirmuar për Gazetën Reporteri.net edhe nga Prokuroria e Pejës.

    “Si pasojë e një incidenti të armatosur kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur”, e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.

    Ai ka thënë se prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!