Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq, pas mbylljes së vendvotimeve ka thënë se nuk ka pasur ndonjë parregullësi serioze që do të prishte procesin zgjedhor.
Kurse për rezultatin ka deklaruar se nuk ka diçka konkrete, dhe veç sa kanë filluar numërimet në vendvotime.
“Ka shkuar mirë, veç për disa paqartësi që kanë votu me dokumente të Serbisë. Me gjase nuk ka pasur ndonjë parregullsi serioze. Jemi duke i mbledh të gjitha informacionet por serioz me sa e di unë nuk ka pasur”, ka deklaruar Atiq për Reporteri.net.
“I kemi bërë ftesë të gjithëve me na votu pa dallim etnie, s’kemi informata votat prej kujt i kemi marrë. Siç e kemi thënë qëllimi është faktorizim dhe kam pasur përkrahje edhe nga kryetari Agim Bahtiri nga LDK-ja, nga një parti boshnjake”, ka deklaruar Atiq për Reporteri.net.
Ai më tej se gara ka qenë demokratike dhe në suaza të ligjit dhe nuk ka pasur asgjë fshehur.
Shikoni intervistën e plotë të Atiq dhënë Reporteri.net.