×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për deputet nga AAK: Veç Ramushi i del hakesh Vuçiqit

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 12:51

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Dardan Islami, ka thënë se Ramush Haradinaj është i duhuri për t’u ballafaquar me Vuçiqin, Rusinë dhe siç e quan ai ‘jashtqitjeve tjera te kamofluara me mjekrra’.


    “Vetem Ramushi i del hakesh Vuqiqit, trenave rus, dhe jashtqitjeve tjera të kamofluara me mjekrra!? #mosutut”, ka shkruar Islami në rrjetin social Facebook.

    Kujtojmë se Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Evropa vazhdon të injorojë Kosovën si shtet dhe kërkesat e kosovarëve, atëherë në vitin 2025 mund të jetë i mundshëm referendumi për bashkimin me Shqipërinë.

    Në mëngjesin e sotëm, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Vuçiq e ka quajtur Haradinajn si person të rrezikshëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!