×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës së Veriut: Gara ime me Serbinë jo me shqiptarët

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 19:15

    Sot u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.


    Pas mbylljes së vendvotimeve Reporteri.net ka realizuar një intervistë me kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës së Veriut Gonxhe Çaushi.

    Ajo ka deklaruar se numri i votuesve ka qenë i kënaqshëm dhe thotë se shpreson se çdo gjë ka shkuar në rregull.

    “Besoj që rezultati ka qenë i kënaqshëm, por çdo gjë do dihet pas pak. Kundërkandidati im kryesor është Serbia, pasi shqiptarët për mua nuk kanë qenë asnjëherë kundërkandidat. Shpresoj që do fitojmë. Gara është e njëjtë për të gjithë është votuesi që e përcakton fituesin”, ka deklaruar Çaushi për Reporteri.net.

    Më poshtë ndiqeni intervistën e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!