Policia e Kosovës ka arrestuar sot Betim Morinën, mjek në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.
Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, brenda autoriteteve të sigurisë, ai është arrestuar për një rast të kanosjes.
Reporteri.net mëson se Morina është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Nga Policia e Kosovës e as nga Transfuzioni nuk kanë folur për rastin.
Por, kjo nuk është herë e parë që Morina përfshihet në incidente në vendin e punës.
Një rast të ngjashëm, Morina e kishte pasur edhe në tetor të vitit të kaluar.
Morina ishte arrestuar pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore kolegut të tij, Idriz Merovci./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.