×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaos e panik në aeroportin e Prishtinës, dyshohet se është prishur aeroplani i linjës për Bazel

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 19:23

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është krijuar një gjendje kaotike.


    Të gjithë pasagjerët që kishin fluturimin në ora 17:20 të linjës Prishtinë – Basel janë detyruar të zbresin nga aeroplani.

    Kështu ka thënë një pasagjer në kushte anonimiteti.

    Ai u shpreh se piloti iu tha se ka prishje të aeroplanit dhe kështu kanë zbritur të gjithë nga aeroplani.

    “Temperatura në aeroplan derisa qendronim brenda ka qenë mbi 50 gradë celsius“, u shpreh ai për Indeksonline.

    Në faqen zyrtarë të aeroportit shihet se fluturimi është shtyrë për në ora 18:50.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!