×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaos në VV, Mytaher Haskuka nuk beson që Sami Kurteshi votoi pro rregullave të reja për votuesit e diasporës, edhe pse kjo shihet në video

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 23:34

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar ashpër kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e votimit të diasporës, ku kush nuk lajmërohet në telefon e humb të drejtën e votimit.


    Më e zëshmja ka qenë ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila në postimin e saj në Facebook shkroi se “Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet”.

    Ndaj vendimit të KQZ ka reaguar edhe kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se ky komision po punon për ta mohuar të drejtën e votës, shkruan Reporteri.net.

    “Një nga detyrat kyçe të KQZ-së është lehtësimi i të drejtës së votës. Kjo e drejtë është e drejtë elementare kushtetuese dhe demokratike. Por ky vendimi i fundit i KQZ-së po tregon që këta punojnë për me e mohu të drejtën e votës.
    Ashtu si shumë parti politike dhe organizata në Kosovë në emërimin e tyre e kanë fjalën Demokraci por mandati i tyre në praktikë është vazhdimi i shtetit të kapur dhe bllokimi i demokracisë”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

    Por një qytetar i ka komentuar në Facebook kryetarit Haskuka duke thënë se edhe Sami Lushtaku përfaqësues i VV-së në KQZ ka votuar pro.

    Haskuka i është përgjigjur komentuesit duke i thënë se nuk beson se kjo është e vërtetë.

    “Me Samiun në takimin e fundit kemi biseduar si me ia lehtësu votimin diasporës”, ka thënë Haskuka.

    Se Kurteshi ka votuar pro vendimit e dëshmon edhe një video ku ai ngrit dorën pro propozimit që bën kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!