×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Kapen 300 gramë marihuanë në Vërmicë, arrestohen katër persona

    Reporteri
    03 Korrik 2024 | 9:31

    Katër persona janë arrestuar pasditen e së martës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, pasi të njëjtit janë kapur me 300 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se tre prej të dyshuarve janë shtetas kosovarë, ndërsa një nga ta është shtetas i Shqipërisë.

    Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.

    Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!