134 pako me 520 kilogramë marihuanë raportohet të jenë kapur sot në Nish në një operacion të policisë serbe. Qeveria atje, pretendon se droga ka hyrë nga Kosova.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ku thuhet se droga ka hyrë nga Kosova dhe pritej që të shitej në qytetet serbe, përcjell Demokracia.com.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri Aleksandar Vulin, i cili e quajti këtë “fitore” të policisë serbe.
“Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë ministër, Serbia nuk do të legalizojë marihuanën”, tha ai.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse droga ka shkuar realisht nga Kosova, apo nga ndonjë vend tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.