×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen burrë e grua duke vjedhur në Viva Fresh

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 23:31

    Një vjedhje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në “Viva Fresh” në Gjakovë ku janë arrestuar dy persona.


    Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila ka konfirmuar rastin pa dhënë detaje.

    Në anën tjetër burime të Gazetës Sinjali, nga prokuroria kanë bërë të ditur se janë zënë në flagrancë një çift burrë dhe grua me prejardhje nga Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!