Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, nën dyshimin për falsifikim parash.
Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime brenda Policisë së Kosovës, merr vesh se dy të dyshuarit janë kapur me një shumë prej 120 mijë eurosh, një pjesë e madhe e të cilave kanë qenë të falsifikuara.
Lidhur me këtë rast, Reporteri.net ka kërkuar edhe informacione zyrtare nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.