Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë të enjten në mëngjes ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.
Urdhër kontrolli është bërë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një substance të dyshuar narkotike në sasi prej 650 gramë.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar:
o R. SH. 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës
o F. B. 24 vjeçare shtetase e Republikës së Kosovës
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit R. Sh., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa e dyshuara është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tyre janë iniciuar raste për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancës narkotike’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.