×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Kapet armatim në Zubin Potok, Sveçla: Është arrestuar një person, s’ka kompromis ndaj krimit

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 17:07

    Në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka zbuluar armë dhe mjete tjera eksplozive si, granatë dore, armë të gjatë radiolidhje, antiplumba dhe pajisje teknologjike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se me sukses po vazhdon angazhimi në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë.

    Ministri Sveçla ka njoftuar se një person është arrestuar për këto gjetje, ndërsa ka theksuar se s’do të ketë asnjë kompromis kundër krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit.

    “Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.

    Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

    Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!