×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet Golf II plot me Coca Cola, Fanta e birra të kontrabanduara nga Serbia

    Reporteri
    20 Korrik 2022 | 21:00

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, është ndaluar një automjet, në të cilin janë gjetur birra dhe pije të gazuara, që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ndaj personit të dyshuar me shtetësi kosovare është iniciuar rast me procedurë të rregullt, ndërkaq automjeti dhe mallrat e dyshuara, janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Policia e Kosovës, hetues nga Drejtoria Rajonale Kufitare “Veriu”, në vazhdën e aktiviteteve në luftën për parandalimin e kontrabandës, sot me datë 20.07.2022, rreth orës 15:00, pas grumbullimit të informatave relevante në fshatin Rudare, komuna Zveqan kanë ndaluar automjetin VË Golf II me targa vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë realizimit të kontrollit në automjet janë gjendur pije alkoolike dhe jo alkoolike (Produkte të Serbisë si: birra, Coca Cola dhe Fanta), malli dyshohet se është i kontrabanduar nga Serbia.

    Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandim me mallra”.

    Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor për procedura të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!