Dogana e Kosovës ka pas një kontrolle në një lokal në Malishevë ka gjetur mbi një ton të mallit të kontrabanduar, përkatësisht nargjile, të cilën e ka konfiskuar.
Përmes një njoftimi, Dogana ka njoftuar se kanë kontrolluar dhe gjetur sasi të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.
“Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë. Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht nargjile në sasi prej 1190 kilogramëve”, njoftojnë nga Dogana.
“Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.