Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, priti në ambasadë diasporën që vepron në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori Kapiti iu uroj mirëseardhje pjesëmarrësve dhe në bashkëbisedim e sipër u diskutua për zgjedhjen e përfaqësuesve të diasporës, të cilët do të shërbejnë si urë lidhëse me Ambasadën për planet dhe agjendat e përbashkëta.
“Pas një debati për tema të ndryshme që e preokupojnë diasporën në Mbretërinë e Bashkuar, u dakordua që përmes përfaqësuesve që ata i zgjedhin të ketë një bashkëpunim të rregullt me ambasadën për nevojat e ndryshme që diaspora i ka, duke përfshirë edhe investimet potenciale të tyre në Kosovë”, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.