×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq persona votuan deri në orën 11:00 në zgjedhjet në veri të Mitrovicës

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 12:29

    Deri në orën 11:00 votuan 9 mijë e 361 votues mijë votues apo 16.14% në zgjedhjet në veri të Mitrovicës.


    Kjo u bë e ditur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

    Pas kësaj konference u bë e ditur se deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9 361 qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre në këto katër komuna.

    KQZ njofton se Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë, patën votuar 8 mijë e 483 votues apo 14.88%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!