Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, Albin Kurti është kandidati më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurti ka dalë më i votuari se të gjithë kandidatët për kryeministër.
Kreu i VV-së ka marrë saktësisht 183 mijë e 868 vota, Vjosa Osmani kandidate e LDK-së ka marrë 176.188 vota, shkruan Reporteri.net.
Sipas këtyre rezultateve Kurti ka marrë saktësisht 7680 vota më tepër se Vjosa Osmani.
Ndërsa dy kandidatët tjerë për kryeministër, Kadri Veseli nga PDK ka marrë 146.763 ndërsa Ramush Haradinaj i AAK-së ka marrë 75 mijë 917 vota. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.