×
  • Lajme
  • Lajme

    Karantina në fundjavë, kolona të gjata të veturave që po kthehen në Kosovë

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 20:00

    Pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës për dy ditë, qytetarët ja kanë mësyer Shqipërisë për të kaluar fundjavën.


    6 komuna u futën në karantinë, duke mos pasur mundësi lëvizjeje jashtë kufijve komunal.

    Por, një pjesë tjetër e qytetarëve, këtë vikend, ia mësynë Shqipërisë.

    Në disa pamje të dërguara në inbox të Gazetës Express, në pikën kufitare në Morinë në orët e mbrëmjes së sotme, shihen dhjetëra vetura, teksa presin në radhë për të hyrë në territorin e Kosovës.

    Kujtojmë që masat e vendosura nga qeveria vlejnë deri nesër në orën 05:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!