Kryeministri Albin Kurti ishte sot në Korporatën Energjetike të Kosovës për ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK, në Termocentralin Kosova B. Krejt në fund të kësaj ceremonie, Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit. Gjë që u pa si pjesë e fushatës së tij, me rastin e nisjes së punës së këtyre punëtorëve.
Por, sipas kryeministrit Kurti, veprimi që bëri sot “është në funksion të mihjes, prodhimit të qymyrit”.
“A është edhe për fushatë?, u pyet kryeministri Kurti nga gazetari i Kallxo.com.
Por, pyetjes i shmanget kryeministri duke nxituar të hip në xhip.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.