Partitë shqiptare nga Lugina e Preshevës për herë të parë në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë të bashkuar, me një listë zgjedhore, për këtë ka reaguar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka përgëzuar partitë politike shqiptare që kanë arritur këtë hap.
Përmes një video në Facebook, Kastrati ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen dhe ta përkrahin me votë këtë listë.
“Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës edhe ata që jetojnë në Kosovë të bashkohen dhe të përkrahin me votë këtë listë. Bëhu pjesë e historisë, Vetëm bashkë është e mundshme”, ka thënë Kastrati.
Ai shtoi së diskriminimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund të vazhdojë dhe duhet të adresohet përmes një zëri të unifikuar.
Për bashkimin e partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në listën “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, janë pajtuar pesë nga gjithsej gjashtë partitë shqiptare.
Kjo është marrëveshja e parë në mes të partive politike të shqiptarëve.
/Reporteri.net/