×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati ia kërkon dorëheqjen ministres Nagavci

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 12:00

    Ish-kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, tentoi ta takonte ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, për t’ia kërkuar dorëheqjen nga ky post të martën, por nuk ia doli pasi ajo nuk ishte aty, transmeton Reporteri.net. 

    Ky veprim i Kastratit vjen pas vendimit të Kushtetueses që ia rrezoi Nagavcit organizimin e mësimit në shkollat e Kamenicës.

    Ai tha se do të insistojë të takohet me ministren Nagavci.

    “Sot, ministres Nagavci ia dorëzuam letrën e dorëheqjes së cilës i mungon veç nënshkrimi i saj. Në përvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ka shkelur 3 prej dokumenteve kyçe që ruajnë demokracinë në Kosovë; Kushtetutën, Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Veprimi i saj ndërhyrës ka shtrembëruar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe ka dëmtuar potencialin jashtëzakonisht të dobishëm të reformës në arsim. Për veprimet e saja, Ministrja Nagavci duhet të jep dorëheqje të menjëhershme”, shkroi Kastrati në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!