Po vazhdon seanca e Kuvendit, ku po diskutohet për menaxhimin e situatës me pandeminë.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se në kohën kur në Kosovë po vdesin njerëz nga Covid-19, Kurti shkoi për fushatë në Shqipëri, duke u parë atje me gota me verë e alkool.
Sipas tij, Kurti nuk e ka hallin e njerëzve por të shkaktimit të kaosit, shkruan Reporteri.net.
“Kryeministri ishte në krye të tavolinave ku pihej verë e alkool në Laç e Durrës për fushatën në Shqipëri. Është në Shqipëri sepse zgjedh të njëjtën taktikë që e ka përdorëqe 15 vite në Kosovë, për me shkaktu kaos, sepse është i ndërtum me shkaktu kaos. Por në Shqipëri kjo taktikë nuk i doli. Nuk është mes njerëzve sepse ai nuk e ka hallin e njerëzve. Njerëzit për të janë njerëz vetëm kur i duhen votat. Marrja e Zotit tu u sjellë me gota me verë e alkool nëpër Laç e Durrës”, u shpreh ndër të tjera ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.