×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Zjarrfikësit dhe Stacionin Policor

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 23:43

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me Shefin e Kabinetit, Meriton Ramabaja, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare, Zjarrëfikësit dhe Stacionin Policor në Kamenicë.


    Me këtë rast Kastrati i falënderoi të gjithë për angazhimin profesional dhe kontributin e jashtëzakonshëm gjatë këtij viti.

    “Natën e fundit të këtij viti, bashkë me Meritonin, po e vazhdojmë me vizita në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Stacionin Policor në Kamenicë dhe Qendrën e Zjarrëfikësve. Të gjithë ata që sot në ndrrimin e motmoteve janë në krye të detyrës, meritojnë respekt maksimal për shërbimin ndaj qytetarëve. Ky vit që po lëmë pas, ishte tejet sfidues për të gjithë e sidomos për personelin shëndetësor dhe atë të sigurisë. Me shpresën se viti 2021 do të jetë më i mirë për të gjithë, gëzuar festat e fundvitit!”, tha Kastrati.

    Ndërsa Shefi i Kabinetit, Meriton Ramabaja, duke iu uruar festat të gjithëve, i falënderoi për punën e palodhshme.“I jam mirënjohës secilit prej jush për punën e palodhshme. Ky vit padyshim që ka qenë sfidues për të gjithë ne, mirëpo angazhimi i secilit prej jush në fushat përkatëse, na e ka lehtësuar situatën”, u shpreh mes tjerash Ramabaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!