×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër ditë pas, Haradinaj tek sot gjeti kohë të shkojë t’i shikojë nga afër pasojat e tërmetit që la 49 të vdekur

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 18:39

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është duke qëndruar në Shqipëri, pas tërmetit që la të vdekur 49 disa persona e qindra të tjerë të lënduar


    Haradinaj ka shkruar në Facebook se është duke qëndruar në Thumanë, në vendin ku vdiqën disa persona, kater ditë pas tragjedisë natyrore.

    “Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë”, tha ai.

    Haradinaj ka shkruar se ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore.

    “Ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë. Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!”, shkroi Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.

    Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.

    Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!