×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër persona nga Gjilani kanë vdekur nga COVID-19

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 23:31

    Kreu i Gjilanit, Lufti Haziri, ka bërë të ditur sonte se 13 raste me simptoma të COVID-19 nga kjo komunë presin rezultatet e testimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.


    Ai ka thënë se me rastin e fundit fatal në këtë komunë, bilanci i përfundimeve me vdekje nga coronavirusi arrin në katër.

    “Një i varrosur sot e ngritë në 4 numrin e të vdekurve nga COVID-19. 12 raste sonte të konfirmuara pozitive dhe 20 të shëruar. Po ashtu, edhe për 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHP. Koha është për shtimin e kujdesit. Sonte, nesër e çdo ditë”.

    “Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetës sonë prapë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!