Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë rrahur mes vete shkaku i mosmarrëveshjes për një borxh.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:22 në Mirati të Ulët
“Fsh. Miradi e Ultë, Fushë Kosovë 17.12.2021 – 20:22. Raportohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh, ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndalë për tretman të mëtutjeshëm QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.