Në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dy rste janë raportuar në Prishtinë, dhe nga një në Fushë Kosovë dhe Gjakovë
Lidhur me këto raste, një person është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 25.01.2025 – 21:00. Më 27.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka kanosur të dashurën, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 27.01.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 15.01.2025 – NN. Më 27.01.2025 ankuesi mashkull shtetas i Turqisë ka raportuar se e dyshuara (bashkëshortja) femër shtetase e Turqisë, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Gjakovë 26.01.2025 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka larguar nga shtëpia fëmijët e ankueses femër kosovare derisa ajo ka qenë në punë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.