Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga një rast është raportuar në Obiliq, Prishtinë, Pejë dhe Rahovec.
Lidhur me këto raste, dy persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
· Obiliq /19.11.2024 – 14:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, kishte pasur konflikt verbal dhe fizik me bashkëshortin e saj dhe me motrën e bashkëshortit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte hetimore.
· Prishtinë 19.11.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi të dyshuarit në dy lokacione të ndryshme, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.
. Pejë 19.11.2024 – 13:00. Viktima femër shtetase e Turqisë ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili është edhe përdorues i narkotikëve ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
. Rahovec 30.10.2024 – 13:00. Me 19.11.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se me datën e lart-cekur pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarw (vjehrri dhe kunati). Sipas viktimës ajo ishte kanosur edhe me armë zjarri. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime.