Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orëshin e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga një rast është raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Gjakovë.
Lidhur me këto raste, dy persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 01.04.2025 – 02:00. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje dy viktimat femra kosovare janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Fushë Kosovë / 01.04.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
· Obiliq / 31.03.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
. Gjakovë / 01.04.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti dyshohet se e kishte keqtrajtuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/Reporteri.net/